Parlamenti rus voton për t’u tërhequr nga traktati kryesor bërthamor me SHBA-në, Blinken: Vendim i papërgjegjshëm

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë ka votuar për të pezulluar pjesëmarrjen e vendit në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore START, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, një ditë pasi njoftimit të presidentit Vladimir Putin njoftoi masën në një fjalim të madh. Nga ana tjetër, skretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti vendimin e Putinit të martën “thellësisht fatkeq dhe të papërgjegjshëm”, raporton CNN.

Pezullimi u miratua unanimisht në Duma, sipas TASS. Miratimi i parlamentit është një formalitet pas vendimit të Putinit se Rusia do të ndalojë zyrtarisht angazhimin e saj.

Traktati vendos kufizime në numrin e armëve bërthamore të vendosura me rreze ndërkontinentale që mund të kenë si SHBA ashtu edhe Rusia. Ai u zgjat për herë të fundit në fillim të vitit 2021 për pesë vjet, që do të thotë se të dy palët së shpejti do të duhet të fillojnë negociatat për një marrëveshje tjetër për kontrollin e armëve.

Sipas traktatit kyç të kontrollit të armëve bërthamore, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe  Rusia  lejohen të kryejnë inspektime në vendet e armëve të njëra-tjetrës.

Ndërsa Rusia nuk po tërhiqet plotësisht nga pakti, ajo duket se po zyrtarizon pozicionin e saj aktual; për muaj të tërë,  zyrtarët amerikanë janë të frustruar  për mungesën e bashkëpunimit të Rusisë me marrëveshjen.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *