Partia Socialiste është e vendosur që të largojë nga zyra e Presidentit të Republikës, Ilir Metën, që sipas socialistëve ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mbi 90% e shqiptarëve ishin pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, dje në Kuvend.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’, Balla kujtoi edhe thirrjen që i bëri PD-së dhe Bashës, që të përkrahnin nismën e PS për shkarkimin e Metës.
Ndër të tjera ai tha se, reagimi i PD-së ditën e djeshme pas shkarkimit të presidentit, ku i doli në mbrojtje Ilir Metës, ishte shkruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe jo nga Lulzim Basha.
“Ne do të presim një prokuror tjetër të përgjithshëm. Më 8 maj, në emër të PS dhe grupit të saj parlamentar i kam bërë thirrje PD dhe Bashës që ta mbështeste Komision hetimor edhe pse janë në kuvend.
Besoj se më shumë se 90 e kusur për qind e shqiptarëve e kanë mbështetur shkarkimin e Metës. Nëse doni t’ju them një shumicë, 98 % e atyre që janë votues të PS dhe atyre që janë votues të PD.
Thirrja për Bashën ishte që PD të distancohej nga Ilir Meta. Fakti që PD e një deklaratë pa emër mori në mbrojtje Ilir Metën, ishte një deklaratë nga Sali Berisha dhe jo e shkruar nga Basha.
Nëse Basha do të marr autorësinë e asaj deklarate ka një hall se mos i shtohet një kandidat tjetër për kreun e PD. Askush mos të mendojë se PS i ka hyrë këtij procesi për një axhendë të vetën të marrjes së këtij institucioni nga një përfaqësues i saj.
E vetmja parti që ka pasur dhe Presidencës ka qenë 1, e rasti i Meidanit. Ilir Meta ishte propozim i përbashkët i PS dhe PD.
PD s’ka pasur një president që i ka shërbyer më shumë se Ilir Meta, më i paepur se sa oficeri Bujar Nishani.
Meta është një president i shkarkuar. Kjo është një çështje që me PD në shtator do na duhet të startojmë me një komision të posaçëm të nevojës për të startuar disa reforma”,- tha ai.
/Burimi: BW/