Parlamenti u mbërthye nga të qeshurat prej fjalimit të Korreshit, reagon moderatori i njohur: Nuk jeni aty për tu zgërdhirë, gjeni zgjidhje

Seanca e djeshme maratonë për votimin e qeverisë së re është shoqëruar me zhvillime të shumta. Ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte fjalimi i deputetit të PD-së Saimir Korreshit, i cili foli për gjendjen e vështirë të qytetarëve e fermerëve në Lushnjë, zonë të cilën përfaqëson në parlament.

Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” , u shpreh ai.

Teksa Korreshi fliste në foltore, deputetët u shkrinë së qeshuri dhe ky realitet i treguar nga ai, atyre iu dukej si një shaka e madhe.

Reagime të shumta ka pasur pas këtij fjalimi. Një prej personave që ka kritikuar reagimin e deputetëve është dhe moderatori i njohur Erion Kristo. Ai e ka mbështetur plotësisht deputetin Korreshin dhe është shprehur se parlamentarët në vend që të ‘zgërdhihen’ duhet të punojnë për ne, pasi paguhen nga ne.

Postimi i plotë:

Mbështetje e plotë për deputetin e Lushnjes, z. Saimir Korreshi. Ai solli në parlament hallet e lushnjarëve. Problemi është se na u zgërdhinë parlamentarët. Ata që paguhen prej nesh që të punojnë për ne. Qeshte Lul Basha, mufkatari. Qeshte Gjiknuri, sa i ndriste nuri, derisa të valojë huri. Saimiri foli saktë dhe ishte konkret. Kurse neve na ka ardhur në majë të hundës nga llumishtja parlamentare, nga fjalimet e tyre si ujëra të zeza. Ata duhet t’i kërkojnë falje zotit Korreshi dhe neve. Nuk janë për t’u zgërdhirë aty. Por të gjejnë zgjidhje për hallet tona. Dëgjuat, o zgërdhimtarë?

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *