Kuvendi ka miratuar sot me 78 vota pro dhe 4 kundër Eurobondin 700 milionë euro. Projektligji “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë” ka marrë 78 vota pro dhe 4 kundër. Ndërkohë që 33 deputetë abstenuan.
Po kështu parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët me 117 vota pro. Kryetare e komisionit u zgjodh Jorida Tabaku, zëvendës kryetare Ermonela Felaj.
Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” miratohet me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.
Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020” miratohet me 76 vota pro dhe 41 kundër.
/Priza.al/