Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare. Në orën 09:30 është njoftuar të mblidhet Këshillit Kombëtar i PD-së.
Pas përfundimit të mbledhjes, protestuesit e mbledhur para selisë do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve Berisha.
“Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali?
Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë.” – u shpreh Berisha ditën e sotme.