Partia Demoktratike pritet të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve paraprake, Lulzim Basha do të rikandidojë për postin e kryetarit, ndërsa një emër tjetër i konfirmuar është edhe Fatbardh Kadilli.
Pavarësisht kërkesës për do dorëhequr nga drejtimi i PD, Lulzim Basha nuk ka dhënë sinjale se do ta ndërmarrë një hap të tillë, duke hyrë kështu i favorizuar në garën për kreun e PD.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se procesi i zgjedhjes brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht.