Partia e ish-kryeministrit të vrarë fiton zgjedhjet në Japoni

Ëndrra e fundit e Shinzo Abe u bë realitet”, kështu shkruajnë mediat e huaja pasi partia e ish-kryeministrit të vrarë pak ditë më parë Shinzo Abe, fitoi zgjedhjet.

Partia Konservatore e ish-kryeministrit Abe, i ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik.

Konservatorët kanë marrë një shumicë solide dhe kështu do të jenë në gjendje, ndoshta, të realizojnë ëndrrën e Abe: “të modifikojnë kushtetutën pacifiste të Japonisë për herë të parë që nga shpallja e saj në 1947. Prandaj Japonia mund të kthehet në armatosjen me një ushtri shumë më të fuqishme”, shkruajnë mediat e huaja.

Partia Liberal Demokratike gjatë fushatës zgjedhore ofroi një platformë për mbrojtjen e vendit si dhe përmirësimin e perspektivës  ekonomike me dy shtyllat kryesore në platformën e saj partiake që ishin “Mbrojtja e Japonisë” dhe “Ndërtimi i së Ardhmes”.

Vrasja e Shinzo Abe tronditi botën, ndërsa liderët e vendeve të ndryshme e dënuan si sulm ndaj demokracisë.

Ndërkohë Policia japoneze pranoi se në tubimin e elektoral në qytetin jugor të Naras ka pasur probleme me sigurinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *