Partia e Lirisë hap garën për kryetarin e ri

Partia e Lirisë ka hapur garën për kryetarin e ri të saj.

Në një deklaratë për mediat, sekretari organizativ i PL-së  Enrdrit Braimllari ka njoftuar lëvizjet e reja të PL lidhur me Konventën Kombëtare që do të mbahet më 29 tetor.

Braimllari tha se të gjithë anëtarët e PL mund të kandidojë për postin e kryetarit dhe KDK.

Deklarata e plotë:

Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qendrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare ëëë.partiaelirise.al.

Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *