Partia e Lirisë, Meta tregon tre ‘rrugët’ për revolucionin anti-korrupsion

Presidenti Ilir Meta është duke mbajtur një takim me Komiteti Organizator në selinë e partisë së Lirisë.

Meta solli në fokus çështjen e korrupsionit, ku fokus kishte kryeministrin Rama duke pohuar se ky i fundi po vjedh çdo gjë.

Sakaq shtoi se opozita ra pasi ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e shiti. Si dhe tregoi tre drejtimet në të cilat Partia e Lirisë do të punojë tashmë janë revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe përgatitja për qeverisje.

“Qeveria kishte rënë prej kohësh. Kur ra kjo e fundit, kishte zënë për këmbe Lulushin, pasi donte të shiste opozitën. Prokurorët të bëjnë detyrën pasi marrin 3-fishin  pagës së presidentit. Do të punojmë në tre drejtime: revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe e treta, qeverisa e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat kryesore, përgatitja për qeverisjen do të jetë e imja e Neshos, e shumë ekspertëve që do të bashkohen në këtë ndërmarrje të rëndësishme.”

Rama vjedh çdo gjë, përmes buxhetit të shtetit, të dhëna të qytetarëve, vjedh të vdekurit.

Familjet ecin në tatëpjetë, pasi ka shumë korrupsion. Vodhën në tërmet, pandemi. Shikoni sa ka marrë një familje gjatë pandemisë, gati zero”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka zhvilluar mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.

 

Aty flitet se një personazh me profil të lartë me inicialet I.M., që rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

 

BalkanËeb mëson se Nikolla do takojë kryetarët e grupeve parlamentare veçmas në orare të ndryshme.

 

Ndërkohë fillimisht Nikolla është takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ku ky i fundit u njoh me informacionin që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Kujtojmë se një ditë më parë, Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të ndryshojë ligjin mbi dosjet në vend.

 

 

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla është takuar me kryetarët e grupeve parlamentare në lidhje me dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Burime për

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *