Ai gjithashtu ‘alarmoi’ të vetët se partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, ndërsa mes zgjedhjeve të mbahet gjallë si moçal për interesa të të privilegjuarve.

‘’Asnjëherë skam qenë më i trazuar pas një fitoreje se kësaj here. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta, dhe të nesërmen e fitores kam parë fusha me lule. Sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensing e vetëkorrigjimit.

Dehja nga fitoret, prirja vetëpëlqimit, rënia e dëshirës për të përmirësuar, shpërfillja ndaj dobësive, boshllëqet, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen

Të ngulim këmbët në tokë e shtrijmë sytë në horizont. Kjo që kemi përpara është koha që ne të gjejmë fuqi të reja për të parë veten, skuadrën tonë si kolektiv, për ta parë fitoren tonë me sy kritik.

PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën, aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi e mirëqënie, ccdo ditë e më pak një ngrehinë për organizata ku shkon të merret për të marë punë në shtet, apo dilet për të përplasur derën.

Përmirësimet kanë qenë të pamjaftueshme, fatkeqësisht rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar gjithmonë njësoj ndërkohë që vitet kalojnë, duke thënë jo po s’është kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po mos i prishim ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet, mos i ngarkojmë njerëzit, jo po na mërziten ata poshtë, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u then punë shtet, jo po kur ska punë kryetari i organizatës nuk i vjen mbrapa. Jo po rinia është indiferente dhe nuk do punë partia, jo po tek zona ime s’duan gra, jo po statute, udhëzimi, kryebashkiaku, ministrja, jo po dua mbështetje nga lart, jo po ccna duhet sherre nga poshtë, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po nuk e du ate lagjia ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ia la lokalin LSI.

Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që arrin arritja e këtij qëllimi, partia merret peng nga qerthulli i mbyllur, rrethet e privilegjuara, agallëku provincial në komunitet, figurat e konsumuara apo pacilësitë e nevojshme për t’u thënë të tjerëve një mesazh me figurën e tyre në krye të organizatave e deri në krye të Asambleve të Bashkive në jo pak raste.

Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, e as mund të mbahet gjallë si moçal interesash të rretheve të privilegjuara në komunitetet e vendit. E vërteta e hidhur, pavarësisht dallimeve me PD, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të shqipërisë ngjan si një copë e filmit Koncert në vitin 36″- tha Rama.

/Priza.al/