Partia Socialiste do të mbyllë fushatën elektorale të premten jo në Tiranë por në dy qytete të tjera.
Shkodra dhe Durrësi janë dy qytetet ku të premten do të mbahen fushatat përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet në orën 16.30 ndërsa në Durrës në orën 19.00, qytet i cili do të përmbyllë zyrtarisht fushatën.
Në Tiranë fushata përmbyllëse do të mbahet në sheshin Skënderbej të enjten në orën 19.00.