Partizani dhe Tirana premtojnë spektakël, publikohen formacionet zyrtare

Partizani-Tirana është kryendeshja e kësaj jave në Kategorinë Superiore, një ndeshje që mund të jetë vendimtare në luftën për titull, por edhe për prestigjin në duelin mes ekipeve të kryeqytetit.

Trajneri Kolela ka bërë shumë ndryshime në rreshtimin e të tijëve, duke lënë jashtë lojtarë që kanë luajtur rregullisht me të si Menish, Hoti, Cara apo Mensah, duke vendosur t’i besojë dyshes Da Silva-Mba në repartin e avancuar.

Nga ana tjetër, Shehi i është përgjigjur me rreshtimin e tij standard të ndeshjeve të fundit, me një mbrojtje me 3, por me Përgjonin e Haxhiun si ndihmë snga krahët.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Gueje, Murataj, Da Silva, Mba

Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.

Trajner: O. Shehi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *