Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar ekipin e Partizanit për titullin kampion. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se shumë shpejt do të miratohet në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimi për kampionët.
“Super lajm që trofeu i kampionatit qëndron në Tiranë. Shumë urime ekipit dhe gjithë stafit të FK Partizani Albania për titullin kampion . Siç kemi bërë çdo vit, kur fitues ka qenë një ekip kryeqytetas, do të miratojmë në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimin për kampionët”, shprehet Veliaj.
Partizani fitoi titullin numër 17-të në Superligën shqiptare të futbollit. Fitorja 2-0 kundër Teutës bëri që “Demat” edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën (67), të ngrinin trofeun në “Arenën e Demave”.