Partizani më në fund arrin të fitojë një ndeshje të madhe, teksa përmbys 2-1 Teutën në “Elbasan Arena”. Golat erdhën në kohën shtesë të ndeshjes.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit të dy viteve më parë. Partizani tentoi në fillim të surprizonte, por nuk ia arriti. Teuta hyn në lojë dhe në minutën e e 26-të durrsakët kalojnë në avantazh.
Gjorgjev ndëshkon të kuqtë me një diagonale të bukur me të majtën. Të kuqtë hidhen në sulm, por edhe pas 4 minutash shtesë në fraksionin e parë nuk arrijnë të shënojnë.
Edhe pse nën regjimin e reshjeve, pjesa e dytë ishte edhe më e fortë se para. Nuk munguan rastet në të dyja portat. Në minutën e 86-të skuadrat mbesin me nga 10 vetë, pasi Marku për Partizanin dhe Aleksi për Teutën ndëshkohen me karton të kuq pas përplasjes mes tyre.
Për të ardhur në minutën e fundit, Partizani merr penallti. Kësaj here Junior nuk gabon, ashtu si në fazën e parë. Të kuqtë marrin zemër dhe shënojnë edhe golin e dytë në sekondat e fundit me Carën.
/Priza.al/