Partizani mposhtet në Laç, kurbinasit “asist” Tiranës për kreun

Partizani ka pësuar disfatë të hidhur në transfertë ndaj Laçit me shifrat 3-2, në sfidën e elitës të luajtur këtë luajtur pasdite. Da Silva ishte protagonist absolut në pjesën e parë.

Ai fiton një penallti në minutën e 36-të, pasi pengohet nga Selmani. Për verifikimin u nevojit ndërhyrja e VAR, sistemi i teknologjisë i dha të drejtë të kuqve.

Nga pika e bardhë e 11-metërshit u nis pikërisht Da Silva, që nuk fali.

Në fundin e fraksionit, tjetër episod ku u desh VAR. Guindo vendosi ekuilibrat me kokë pas një topi të dhënë nga Turkaj brenda zonës. Pas 5 minuta rishikim, kurbinasit mund të festonin lirshëm.

Ekipi i Stavri Nicës do mund të përmbyste shifrat sapo filloi pjesa e dytë me Shkurtaj. Pak më pas, Sota barazoi gjithçka, por goli u anulua për Offside.

Vendasit do siguronin fitoren në minutën e 80-të me Guindo, duke qetësuar tifozët. Skuadra kryeqytete u fut sërish në lojë në minutat e fundit me Mba por më kot, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.

 

Partizani renditet në vendin e dytë me 48 pikë, 2 më pak se Tirana kryesuese, e cila nuk ka luajtur ende ndeshjen e saj. Laçi është në vendin e pestë me 39 pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *