Partizani nuk sheh ‘dritë në fund të tunelit’, regjistron bilancet më negative në historinë e klubit

Partizani ndodhet në momentin më të vështirë ku në 9 javë ka regjistruar vetëm një fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Për herë të parë që kur u rikthyen në elitë, në sezonin 2013/14, Partizani nuk ka pasur kurrë një ecuri të tillë, shifra që tregojnë krizën totale që ka mbërthyer ekipin e kuq.

Partizani

Në 9 javë, të kuqtë kanë shënuar vetëm 8 gola, më pak se një gol për ndeshje. Gjatë këtyre sfidave ata kanë pësuar 8 gola, por në këtë pikë të sezonit nuk mjafton vetëm të mbrohesh mirë. Pas fazës së parë, të kuqtë e shohin veten në vendin e 8-të, me 9 pikë, në zonën “play-off”.

Ilir Daja Partizani

Atmosfera sa vjen e bëhet më mbytëse, tani edhe tifozët kanë nisur të revoltohen me stafin drejtues, me trajnerin.

Tifozët kërkojnë një ndryshim të fortë dhe të shpejtë për të mos e bërë këtë krizë të pakthyeshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *