Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti! Shkak rezultatet zhgënjyese ndeshjet e fundit

Vendimi zyrtar dhe vjen pas eliminimit në turin e parë të Conference League nga gjeorgjuanët e Saburtalo dhe rezultatet zhgënjyese të miqësoreve të fundit. Partizani humbi edhe miqësoren ndaj Bylisit 3 me 0 ne Pogradec.

???????

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe traineri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *