Partizani është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2022/2023. Të kuqtë kurorëzojnë në mënyrë perfekte këtë edicion, i cili ka qenë mjaft i luftuar.
Skuadra e drejtuar nga Giovani Colella pas 36 javësh kampionat ka grumbulluar 67 pikë, po aq sa Tirana (Vendosin ndeshjet direkte në favor të Partizanit). Sa i takon statistikave, Partizani ka shënuar 55 gola dhe ka pësuar 37 gola.
Për skuadrën kryeqytetase ky është titulli i 17-të i Superligës, pas atyre të fituara në vitet 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993 dhe 2019. Trofeu i fundit i kampionatit i përket sezonin 2018-2019. Gëzimi është i ligjshëm tashmë dhe tifozët do të festojnë me ditë të tëra.
Partizani sot triumfoi 2-0 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”, me golat e Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Caraj. Në krahun tjetër, Tirana mundi 1-2 Erzenin, por kjo fitore nuk mjaftoi.