Ish-lideri i Kombëtares aktualisht është pa ekip, pas përfundimit të aventurës me klubin e Kategorisë së Katërt gjermane, Turkguçu Mynih.
Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Partizani i ka bërë një propozim paraprak 36-vjeçarit, por për momentin nuk ka asnjë hap para.
Mavraj e ka me dyshim të madh të lërë jetën e krijuar prej vitesh në Gjermani, ku ka edhe aktivitete të tjera përveç futbollit dhe të jetojë në Shqipëri.
Gjithsesi, kontaktet ekzistojnë dhe deri në mbyllje të merkatos gjithçka është e hapur, sepse e shkuara ka treguar se asgjë “nuk pritet me thikë”.