Partizani thyen tabunë në “Loro Boriçi”, të kuqtë harrojnë derbin dhe rikthehen në krye të Superiores

Partizani ka “hedhur pas krahëve” humbjen në derbi dhe është rikthyer te fitorja. “Të kuqtë” kanë fituar me përmbysje përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-2.

Skuadra e drejtuar nga Kolela pësoi golin në minutën e 39 nga Hoxhaj. “Demat” bënë disa ndryshime në formacion dhe gjetën golin e barazimiz me Da Silvën në minutën e 67, ndërsa në minutën e 86, Skuka i dha 3 pikët vendimtare Partizanit, të cilët thyen tabunë e tre viteve pa fitore në “Loro Boriçi”.

Me këtë fitore, Partizani ruan kryesimin me 15 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 5 me 10 pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *