Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.
Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.
Gjërat mes tyre janë bërë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji. Cozman zbuloi disa javë më parë se shijoi disa ditë pushime në jug të Shqipërisë me partneren e tij dhe familjarë të tjerë. Ai postoi në Instagram disa foto dhe video nga pushimet, në të cilat shihej Fjolla dhe të afërmit e reperit.
Ndërkohë deri më tani reperi nuk ka ndarë shumë detaje për këtë lidhje të re. E vetmja gjë që dinë fansat për partneren e tij është se ajo punon si grimiere dhe kjo gjë i ka lehtësuar shumë punë edhe Cozman.
Ai ka zbuluar ditën e sotme se Fjolla kuron imazhin e tij në videoklipe. Cozman ka postuar në Instagram një foto nga prapaskenat e videoklipit “Amore” dhe Fjolla është kujdesur për grimin e reperit.
“Grimerja jem”, shkruan reperi përkrah fotos me partneren e tij.
/Priza.al/