Partneri/ja juaj gërhet në gjumë? Ja disa këshilla për të fjetur me të

Partneri/ja juaj gërhet natën në gjumë?

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa metoda si ju të ‘përballoni’ gërhitjen e personit që keni në krah:

Mos u përqendroni në zhurmën e gërhitjes

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është fakti që ju nuk duhet t’i kushtoni rëndësi zhurmave.

Ju mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe ta stërvitni veten për të injoruar ose minimizuar zhurmën e gërhitjes. Ka disa strategji përmes së cilave mund të përpiqeni të shpërqendroni veten si meditimi ose të dëgjoni një ‘podcast’.

Vendosni tapa për veshët

Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është që të vendosni tapa për veshët.

Dëgjoni muzikë

Muzika do ta minimizojë zhurmën e cila shkaktohet nga gërhitja.

Ju mund të shkarkoni aplikacione me “white noise” të cilat do të mbysin tingujt e tjerë rreth jush.

Ndryshoni pozicionin e partnerit/es

Pozicioni i fjetjes në shpinë ndikon tek gërgitja, ndaj dhe ju duhet të mundoheni që ta ripoziciononi ndryshe partnerin/en.

Nëse pozicioni do ndryshojë atëherë edhe gërhitja do të ndalojë.

Inkurajoni partnerin/en që të vizitohet

Në vizitë me mjekun mund të përcaktojë shkaqe të mundshme të gërhitjes si edhe alternativa trajtimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *