Një grua 56-vjeçare, Alessandra Matteuzzi, u vra mbrëmjen e së martës në Bolonja, e goditur me shkop dhe sende të tjera të mprehta, në via dell’Arcoveggio, në periferi të qytetit. Partneri I saj Giovanni Padovani, 27 vjeç, u arrestua dhe u mor nën kontroll nga policia. Duket se ai ishte denoncuar tashmë nga viktima dhe i ishte ndaluar afrimi nga gjyqtari.
Ai u arrestua për vrasje të rëndë me urdhër të prokurorit, sipas një rikonstruksioni fillestar e priste jashtë shtëpisë që nga ora 19.00. Në orën 21, kur ka mbërritur 56-vjeçarja, ai e ka sulmuar dhe e ka goditur pa mëshirë edhe në kokë . Alarmi është ngritur nga një banor në të njëjtin pallat, i cili ka dëgjuar britmat e dëshpëruara të gruas. Policia mbërriti kur sulmuesi ishte ende aty dhe ai u ndalua menjëherë. Gruaja ka ndërruar jetë para se të vinte ambulanca.