Identiteti i saj nuk është më sekret dhe presioni i të qenit ‘gruaja tjetër’ ka filluar të ndikojë në jetën e partneres së re të ish-futbollistit Gerard Pique. Sulmet ndaj saj, që kanë nisur si pasojë e këngës së fundit të Shakirës, kanë bërë që ajo të kërkojë ndihmë për shkak të presionit psikologjik.
Gazetari spanjoll Saul Ortiz ka dhënë disa detaje më tej për situatën.
“Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë. Ajo ka nevojë për një strehë sepse gjendja e saj shpirtërore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh në vëmendjen e Spanjës dhe të gjithë botës. Kjo ka ndikuar tek ajo dhe sigurisht duhej të bënte një hap larg.” – tha ai.
Edhe një tjetë gazetare konfirmoi ‘zërat’ se partnerja e re e Pique ka nevojë për ndihmë psikologjike.