Parukeria gjobitet me 271 mijë $ pasi shkurtuan më shumë seç duhet flokët e një modeleje!

Një gjykatë në Indi ka gjobitur një sallon bukurie me 20 milionë rupi (271,000 dollarë), për arsye se parukerët ia prenë më shumë seç duhet flokët një modeleje.

Flokët për gruan ishin shumë të rëndësishme, pasi si modele ajo reklamonte produkte të ndryshme me flokët e saj të gjata.

Por parukierët ia prenë të shkurtra kundër udhëzimeve të saj, duke i shkaktuar asaj një humbje të madhe parash, theksoi gjykata.

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të njohur hotelesh në Delhi, ka të drejtë ta apelojë vendimin por ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë vendim që mund të thuhet se dëmtoi rëndë repotacionin e sallonit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *