Pas 1 muaji mungesë, rikthehen së shpejti abonetë e përgjithshme në Tiranë

Aboneja e përgjithshme do të rikthehet sërish për qytetarët në Tiranë. ‘Top Channel’, raporton se Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se abonetë do të risillen sërish, pas 1 muaji mungesë.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me GIZ, gjatë muajit qershor realizoi verifikimin dhe matjet për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.

Në momentin që u bë e ditur se qytetarët nuk do të pajiseshin me abone, nisën protestat dhe revoltat. U tha se abonetë do të hiqeshin për tre muajt e verës. Qytetarët, sapo mësuan lajmin u shprehën se i kushton më shumë para nëse nuk do të kenë abone, pasi lëvizin me më shumë se 1 urban në ditë. Protestat nga ana e tyre vijuan për disa ditë në kryeqytet, si dhe revoltën e vijuan dhe në rrjetet sociale duke postuar foto të biletave që kishin marrë gjatë një dite.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *