Pas disa baladash dashurie ose tematika të tjera të jetës, Rozana Radi ka vendosur tju rikthehet këngëve ritmike. Ka qenë vetë këngëtarja e njohur që e ka bërë të ditur lajmin me një postim në Instagram.
Ajo shfaqet në studio me kompozitorin Gramoz Kozeli dhe shprehet e emocionuar që po rikthehet me një këngë të tillë.
“Pas 10 vitesh vij me një këngë ritmike”-shkruan Rozana dhe madje na ka zbuluar edhe titullin, ose më saktë dy tituj që ka në mendje e për të cilat po lë fansat të vendosin.
“Zgjidheni ju titullin e këngës time të re: Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”.
/Priza.al/