Këngëtarja dhe sipërmarrësja Rezarta Shkurta duket se do të kurorëzojë dashurinë e saj disa vjeçare me partnerin, Ermal Hoxha.
Ditën e sotme Rezarta ka publikuar nje foto ku tregon se dasma e tyre do të mbahet në 12 korrik pa dhënë më shume detaje. Pritet të jetë në ceremoni drejt altarit.
Çifti janë bashkë prej 17 vitesh dhe kanë një vajzë të quajtur Hera. Ermali i propozoi për martesë Rezartës në Dubai më 2019, por mesa duket pandemia i prishi planet për ceremoninë.