Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri 21 vjeç, Hamit Senka, është mbytur në kanalin e Pojanit.
Policia bën me dije se pas më shumë se dy orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një kanal në Pojan.
Ai dyshohet se ka rënë në kanal aksidentalisht, ndërsa ishte duke peshkuar.