Për herë të parë pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë këtë javë do t’i kthehet normalitetit. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Pas dakordësisë, në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit. Afati për komisionet hetimore do ketë 4 muaj.
Në rendin e ditës janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike apo ndryshimet në ligjin e Gardës.