Aeroporti dhe stadiumi ishin dy prej premtimeve më të bujshme dhe të përsëritura të kryeministri Rama për Kukësin, të bëra në disa fushata elektrorale resht.
Por u deshën të kalonin 8 vite të qeverisjes socialiste dhe të vinte mandati i tretë, që Kukësi të mund të shikonte të merrnin jetë dy projekte të mëdha.
Kështu pas aeroportit, tani qyteti i Kukësit në shtator do të ketë gati stadiumin e ri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga punimet në stadiumin e verilindorëve, teksa thotë se puna po ecën me ritme të shpejta.
Ai siguron se në shtator impianti i ri futbollistik do të jetë gati për ekipin e qytetit.
Nga shtatori pritet që “KF Kukësit”, një nga skuadrat më të rëndësishme të vendit në vitet e fundit të luajë ndeshjet në shtëpinë e saj dhe jo më në Tiranë, Elbasan, Durrës apo Shkodër.
Statusi i kryeministrit Edi Rama në Facebook:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë?”
/Priza.al/