Prej kohësh po flitet se Gerogina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo nuk e kanë të gjatë me njëri-tjetrin. Ata janë parë shpesh të debatojnë, ndërsa sherri i fundit për të cilin raportojnë burimet ishte më i ashpri.
Një dëshmitar ka kontaktuar gazetarin spanjoll Abel Planelles për t’i treguar gjithçka që ka ndodhur mes çiftit në atë që duket të jetë një nga zënkat e tyre më të ashpra, pak para se të hipnin në aeroplan.
“Ata patën një ndeshje me të bërtitura para se të hipnin në aeroplan”, tha dëshmitari.
Edhe media të tjera konfirmojnë të njëjtën gjë ku Ronaldo thuhet se është i mërzitur me qëndrimin e Georgina-s dhe mendon se modelja po bëhet ‘egoiste’.
Mirëpo, Georgina ka gjetur momentin të reagojë me stil nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku lë të kuptohet se në fakt këto janë fjalë të përhapura nga ziliqarët.
“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, shkruhej, në një prej vargjeve që ajo kishte publikuar për ndjekësit.