Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka ndikim “Non Grata” te ambasadorët e BE të cilët pas marrjes në kontroll të PD-së nga Komisioni i Rithemelimit nuk kanë kryer asnjë vizitë në selinë blu.
Berisha tha se ambasadorët e kanë shprehur qartë se respektojnë votën e lirë dhe demokratike.
Pyetje: Asnjë ambasador i BE nuk zhvillon takime me ju, a ka ndikuar vendimi i DASH. A i frikësoheni ndonjë izolimi të mundshëm?
“Në dijeninë time ambasadori i BE-së e ka të qartë qëndrimin e tyre. Ata respektojnë votën e qytetarëve dhe demokratëve, gjë tjetër skam ca them për këtë gjë!”, u përgjigj shkurtimisht Sali Berisha.