Pas Amosit, Olta humb një tjetër ‘ushtar’

Prime-in e mbrëmshëm u vërtetua se bota është portokalle. Olta e cila “qeshi” disa ditë më parë me largimin e Efit nga shtëpia e “BBV”, mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer në lot.

Kjo pasi Amosi u votua nga publiku si banori i cili duhet të linte shtëpinë. Dihej se aktori ishte një nga personat më të afërt të Oltës brenda shtëpisë, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe vetë ata.

Pas Zaharias, duket se edhe Dea avash-avash po largohet nga Olta. Ka qenë vetë blogerja ajo e cila në një bisedë me Bledi Manen, banorin më të ri të “BBV” ka pohuar se sapo është zënë me Gixharin.

“Sapo u zura me Oltën. Nuk mendoj se jam përdorur. Mendoj se kam bërë një sy qorr dhe kam bërë gabim. E kam bërë me koshiencë,”-u shpreh Dea Mishel.

Ndërsa Bledi nga ana tjetër dukej sikur po insistonte shumë t’i tregonte Deas se është përdorur.

“E di si më duket mua, sikur ti je jo ajo Dea që unë kam njohur, por totalisht ndryshe. Si mendon je përdorur këto kohë apo jo?”-u shpreh Mane.

Debati i Deas me Oltën nisi pas prime-it të mbrëmshëm kur Deas iu duke e habitshme që aktorja qau aq shumë për Amosin. Sipas saj ajo nuk kishte qarë për gjëra më të mëdha dhe situata e Amosit iu duk e tepërt.

Dea ishte aq serioze në debatin e saj, saqë arriti ta pyeste Oltën nëse ishte skuadër me Luizin, pasi sapo zihet me të, sërish fillon edhe qesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *