Shqipëria ka marrë 3 pikë të rëndësishme kundër San Marinos me rezultatin 2-0. Pas një pjese të parë zhgënjyese kundër ekipit më të dobët në renditjen e FIFA-s, pasi San Marino renditet i fundit në klasifikimin botëror trajneri Edi Reja reagoi në kohë me ndërrimet.
Goli i Manajt në minutën e 63-të zhbllokoi një ndeshje që u komplikua shumë më tepër se ç’pritej, duke nxjerrë edhe një herë në pah probleme serioze që ka skuadra jonë Kombëtare. Manaj shënoi pas një harkimi të Uzunit nga e djathta. Golin e qetësisë e shënoi Uzuni në minutën e 85-të, pasi devijoi një top të gjuajtur nga Frederik Veseli.
Shqipëria renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërkohë që Anglia mundi Poloninë me rezultatin 2-1 dhe kryeson me 9 pikë, ndërsa Hungaria likuidoi Andorrën me rezultatin 0-3 dhe është e dyta me 7 pikë.
Përfundon sfida | San Marino 0-2 Shqipëria
Min ’90 – Akordohen 4 minuta shtesë, Shqipëria vazhdon me ritmin e lartë.
Min ’87 – Del nga fusha e lojës Manaj, futet Cikalleshi.
Min ’85 – GOOOL – Shënon Veseli | San Marino 0-2 Shqipëria
Min ’80 – Elseid Hysaj merr një top të gjatë dhe godet shtyllën. Shumë pranë golit Shqipëria.
Min ’70 – Manaj rrezikon sërish portën e kundërshtarit, portieri ndal topin. Uzuni nuk mundet të shfrytëzojë situatën.
Min ’63 – GOOOL – Shënon Rei Manaj | San Marino 0-1 Shqipëria
Min ’56 – Roshi humbet një rast të artë, Hysaj i jep asist të pastër. Sulmuesi kuqezi nuk zgjatet sa duhet.
Min ’52 – Lenjani kroson topin në zonë, topi largohet nga mbrojtësit dhe Ramadani godet fluturimthi, por topi përplaset tek muri mbrojtës.
Min ’49 – Uzuni depërton rrezikshëm në zonën kundërshtare, portieri ndal gjithçka.
Min ’46 – Trajneri Edi Reja nxjerr nga fusha e lojës Laçin dhe Brojan, futet Roshi dhe Uzuni.
Min ’45 – Përfundon pjesa e parë | San Marino 0 – 0 Shqipëria
Min ’42 – Manaj gjuan goditjen e dënimit, topi përplaset në mur dhe shkon sërish tek këmbët e Manajt. Provon për së dyti, por bllokohet që në nisje.
Min ’39 – Bare godet fort nga jashtë zone, topi përplaset me mbrojtjen kundërshtare.
Min ’36 – Laçi shpërdoron një rast të mrekullueshëm përpara porte, kombëtarja kuqezi rrëmben një korne.
Min ’32 – Roshi dhe Kallaku shihen në nxehmje, trajneri Reja mendon për ndryshime.
Min ’28 – Pasime të njëpasnjëshme mes lojtarëve të kombëtares kuqezi që po tentojnë depërtimin në zonë, por pa rezultat.
Min ’24 – Mbrojtësi Rossi bllokon një sulm të Brojas pas një pase të gjatë nga Gjimshiti.
Min ’20 – Hysaj e Ramadani blindojnë mbrojtjen përballë sulmuesve vendas.
Min ’15 – Elseid Hysaj nuk shfrytëzon një rast të mirë për gol, gjuajtja e tij pritet nga portieri i San Marinos, mbrojtësit largojnë topin nga zona.
Min ’12 – Kombëtarja shqiptare po përpiqet të krijojë aksione për të gjetur hapësirat boshe të kundërshtarëve.
Min ’08 – Lojtarët e San Marinos provojnë nga larg me një goditje që devijohet nga Gjimshiti. Portieri Berisha vrapon mos ta lërë të përfundojë korner.
Min ’05 – Hysaj jep një kros të gjatë në zonë për Brojan, por portieri i San Marinos tregohet i shpejtë.
Min ’03 – Lojtarët kuqezi dominojnë minutat e para duke qarkulluar topin në mesfushë. Ekipi i San Marinos i mbyllur në mbrojtje.
Shqipëria luan me San Marinon, ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Laçi dhe Bare, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Cikalleshi. Fillimisht u raportua se titullar do të ishte Memushaj, por në momentet e fundit, për shkak të një dëmtimi, vendin e vlonjatit e zuri, Qazim Laçi.
FORMACIONET ZYRTARE:
SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.