Pas apelit, familja Cacuri bëhet me shtëpi të re, nëna e lumtur: Vajzën e sëmurë nuk e mbaj më me zinxhirë

“I kërkoj kryeministrit, Edi Ramës të më bëjë shtëpinë sa më shpejt se shtëpia po më zë brenda dhe të më ndihmojë për dy fëmijët e sëmurë. Kur kanë qenë votimet ja kam dhënë Edi Ramës”, këtë thirrje bëri në korrik nënë Marta.

Marta Cacuri nga fshati Zheje i Kurbinit, që jeton me 4 vajzat e saj, dy prej tyre me aftësi të kufizuara ju ndërtua banesa e re, pasi kërkoi ndihmë. Shtëpinë e vjetër e shkatërroi tërmeti. Për 3 vjet jetuan në kushte shumë të vështira në kontenier.

“Dola në televizon dhe erdhi Bashkia e Kurbinit prishën shtëpinë e vjetër dhe e bënë të re. Erdhi kryetarja e Bashkisë dhe bëri verifikimet.”

Tashmë familja Cacuri është rehatuar në këtë shtëpi të re. Nënë Marta tregon dhe ambientet e saj.

“Ja dhoma ku fle unë me vajzat e sëmura. Këtu tek dhoma tjetër flenë vajzat beqare.”

Nënë Marta është shumë e gëzuar që dhe vajza e tretë me probleme të shëndetit mendor, të cilën e mbante të lidhur me zinxhirë është përmirësuar. Pas apelit, e bija u trajtua disa javë në Spitalin e Shkodrës. Ajo është kthyer në shtëpi, nuk është më agresive, pasi po mjekohet me ilaçet e duhura.

“Gocën e vizitova, u shtrua 5 javë në spitalin e Shkodrës. Doli mirë. Nuk e lidh më me zinxhir, as që bëhet fjalë. Ka ndryshuar 100%“.

Familja Cacuri edhe pse ka probleme ekonomike, të paktën po jeton e qetë. Falë këmbënguljes së nënë Martës, që nuk u dorëzua dhe për ditë më radhë kërkoi ndihmë në ABC kanë një shtëpi të re dhe vajzën nuk e lidh më me zinxhirë./Ahmet Zani, abcnews.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *