Policia ka zhvilluar këtë mëngjes një tjetër operacion antidrogë në qytetin e Krujës. Nuk bëhet ende me dije se në cilën zonë është përqendruar operacioni.
RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis. Dy ditë më parë u sekuestruan 17 mijë bimë kanabis në Krujë dhe në zonat përreth.
Ditën e djeshme u bënë të ditur emrat e 16 personave që u arrestuan.
Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u kryenë kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis. Në përfundim të operacionit të koduar “Agimi” blutë shpallën gjithashtu në kërkim 24 persona dhe proceduan në gjendje të lire tre të tjerë.