Pas autobusëve të Unazës së Re, Veliaj i heq licensën një kompanie pastrimi në kryeqytet! Ja kujt i kalon

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije ditën e sotme, në ditën botërore të pastrimit, se në lidhje me kompaninë që menaxhon çështjen e pastrimit në Tiranë do të ketë ndryshime.

Ai tha se kompanisë aktuale që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar, si pasojë do i hiqet licensa dhe do të menaxhohet nga ‘Eco Tirana’.

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai.

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *