Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, u ka dhënë fund të gjitha diskutimeve në lidhje me një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te verdhezinjtë.
Në ndryshim nga shefi i klubit, Hans-Joachim Wacke, që e kishte cilësuar afrimin e mundshëm të Cristianos si “diçka joshëse”, drejtori sportiv ka hedhur gjithçka poshtë. Duke folur për “Bild TV”, Kehl ka qenë i prerë për këtë temë:
“Cristiano Ronaldo nuk do të vijë te Borusia e Dortmundit. Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer, një lojtar botëror, por nëse thuhet se atij i mungon vetëm Bundesliga, atëherë kjo nuk është një çështje që i përket Dortmundit. Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me të”, ka thënë drejtori sportiv i Borusias, Sebastian Kehl.