Kryetari i PD, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore në SPAK, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”, të vendosur ndaj tij nga Apeli i Posaçëm.
Ndërkohë, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtat ambjente është parë edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet po nën të njëjtën masë sigurie.
“Sot ju kemi të gjithë kështu seri”, bëri ajo batuta me gazetarët.
Ndërkohë i uroi edhe për festat e fundvitit: “Gëzuar një vit i mbarë”.