Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë bërë bujë të madhe me historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi vetëm pak kohë pasi u kurorëzuan në martesë.
Teksa ‘thumbat’ ndaj njëri-tjetrit kanë qenë të vazhdueshëm, disa ditë më parë Blero doli para të gjithëve duke konfirmuar ndarjen e tij me Afronën. Fill pas deklaratës së tij, këngëtari publikoi një foto në ‘Instastory’ ku shihej nën shoqërinë e një vajze misterioze. Flokët e saj bionde ishin e vetmja gjë që Blero preferoi të zbulonte.
Nga ana tjetër, edhe Afrona nuk mbetet pas. Modelja duket se gjithashtu po shijon dashurinë. Së fundmi, Afrona ka postuar një foto teksa po shijon një darkë romantike, ku duket pak edhe dora e një burri.
“Gëzuar Ditëlindjen J,”-shkroi Dika krahas fotos së dyshimtë.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Afrona lë të kuptojmë që ka nisur një romancë të re. Disa ditë më parë ajo publikoi një foto ku shkruante: “Rreth fundjavës që lamë pas, e dehur në dashuri.” Në foto dukej e veshur me një fustan dhe një gotë në dorë.
Ndonëse më herët, burime pranë saj i mohuan këto zëra, duke u shprehur se për momentin është e fokusuar tek karriera e saj.