Mes shumë gjërave që i lidhin bashkë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, sot zbuluam një tjetër detaj. Si Bora ashtu edhe Donaldi kanë festë në familjet e tyre. Të dy festojnë ditëlindjet e pjestarëve të familjes, përkatësisht Bora atë të mamasë, ndërsa Donaldi të vëllait.
Pasi moderatorja bëri urimin e ëmbël për nënën e saj, radhën e ka Donaldi për të uruar vëllain. Ndryshe nga Bora, aktori zgjodhi një dedikim më të shkurtër.
“Edhe 100 vjeç zemra ime, Mario Veshaj”,- shkruan Donaldi në një foto të postuar në ‘InstaStory’.
Meqë janë dy festa në një ditë, nuk e dimë nëse do të ketë një festë të përbashkët familjare.