Neymar nuk është më një prioritet për PSG dhe sipas lajmeve që kanë ardhur nga Spanja, klubi francez është munduar ta largojë lojtarin gjatë merkatos së verës.
I përfolur disa herë për një transferim te Chelsea, me londinezët që e kanë parë si një alternativë të Rafael Leao-s, O’Ney ka një kontratë me klubin francez deri në vitin 2025.
Megjithatë, sipas Sport.es, Nasser Al-Khelaïfi duket se ia ka ofruar lojtarin Manchester City-t. Një operacion që ka dështuar pa filluar mirë nga një refuzim i thatë i Guardiola-s.
Në të vërtetë, City nuk e ka konsideruar kurrë një përparësi blerjen e Neymar, duke parë se e kishte përforcuar sulmin me blerjen e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Po tani? Në Francë sigurojnë se PSG do të kthehet t’ua ofrojë lojtarin klubeve kryesore të Europës. Dhe mes këtyre duket se është edhe Juventus-i, ku braziliani do të bashkohej me Paredes dhe Di Maria.