“Pas buzëqeshjes ka shumë plagë’, Fifi hap zemrën: Një fëmijë i vogël u deformua duke punuar. Jam njeri!

Në një status në rrjetet sociale, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi, ka hapur zemrën duke folur për plagët dhe anët e saj që publiku nuk i di.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes prej muajsh që pas hyrjes në ‘Big Brother VIP’. Ajo u komentua shumë për eksperiencën e saj, veçanërisht për debatet, raportin me Granitin dhe skenën kur humbi ndjenjat.

Pas daljes, ajo lajmëroi se është në një lidhje me Adis Patushi dhe gjatë këtyre muajve romanca e saj ka qenë qendra e vëmendjes së mediave sociale. Siç ka treguar artistja, në drejtim të të dyve ka patur shumë mesazhe negative nga ndjekësit.

E ndërkohë, javët e fundit ajo u bë shkak i ndezjes së një debati pas një statusi ku i shkruante të dashurit të saj: “Më fal që nuk jam ruajtur për ty”. Deklaratë që ndezi polemika të shumta dhe u diskutua për ditë më radhë.

Teksa ka ndarë disa foto në Instagram, Fifi duket se ka bërë një përmbledhje të gjithë këtyre muajve, e jo vetëm, duke shkruar se ka plagë që prej vitesh po mundohet t’i shërojë. Këngëtarja nga Kosova shton se ka shumë thika, bërryla e padrejtësi që publiku nuk mund t’i kuptojë sepse nuk i ka provuar.

“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas -diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI!”- shkruan Fifi.

https://www.instagram.com/p/Cf1Nl61NQqB/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *