Pas daljes nga ‘BBV’ Sabiani habit me deklaratën që bën në lidhje me çmimin e madh, nëse do ta fitoja do ta ndaja me…

Sabiani ishte i ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother VIP”, ku ka folur për herë të parë pas eleminimit. Ai tha se Ilirin do ta mbështesë deri në momentin që do dalë nga shtëpia.

“Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”, tha Sabiani.

Këngëtari shtoi se nuk kishte pretenduar ndonjëherë për çmimin e madh, por nëse do e kishte fituar, do e kishte dhuruar pjesën më të madhe për bamirësi.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.

Përfundon garën në Big Brother/ Sabiani, i eleminuari i radhës | CNA.AL

Sabiani largohet nga “Big Brother VIP”, këtë herë pa 'biletë kthimi'! -  News 31

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *