Pas daljes nga spitali, Bora Zemani shfaqet krejtësisht ndryshe në “Përputhen”

Prezantuesja Bora Zemani fundjavën e kaloi në spital. Rastisi që në spital të jetë edhe në ditëlindjen e Arborit i cili mbushi tetë vjet.

Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili e ka marrë veten pasi u rikthye për të prezantuar “Përputhen”.

Shkaku i gjendjes shëndetësore në rikuperim e sipër, Bora e ka moderuar programin ulur për herë të parë.

Një gjë e tillë sigurisht se do ishte e pamundur në kushte normale, mes tjerash edhe shkaku i dinamikës së fortë që ngjarjet në program kanë.

Konkurentët menduan edhe për një surprizë me rastin e rikthimit dhe ditëlindjes së djalit, nga e cila Bora shpërtheu në lot.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *