Kryetari i Partisë Demokristjane të Shqipërisë, Nard Ndoka, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 11 shkurtit në kryeqytet.
Përmes një reagimi në Facebook, Ndoka tha se pas “martesës” së Luizit dhe Kiarës, ku u shkëmbye edhe puthja e parë në buzë mes tyre, në datën 11 është koha që qytetarët të “martojnë” kryeministrin Edi Rama.
“Luizi u martu, më datë 11 Shkurt të gjithë në shesh të “martojme” Ramën!”, shkruan Ndoka.
Kujtojmë se Ndoka ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama gjatë viteve që ka qenë në opozitë.