Pas debateve me Luizin, Maestro bën deklaratën e fortë: Dëshiroj që “Big Brother” ta fitojë..

Banori i ‘Big Brother VIP Albania’ Armaldo Kllogjeri ose Maestro siç jemi mësuar ta quajmë, ka shkëputur çdo marrëdhënie me Luizin dhe është pozicionuar krah Oltës. Ai madje e shikon atë si fituese të këtij edicioni. Sot ai i bëri të ditur Oltës, se do ishte shumë i  lumtur nëse Big-n e fiton një femër e sidomos ajo.

“Për mua, vazhdo rrugën tënde, si të duash ti. Sipas cdo interesi tend personal ma beso. Unë dëshirë kam ta fitojë një femër Big Brother, e sidomos për mua ta fitosh ti do ishte kryevepër. Mos u ndiko nga kjo e, që të krijosh raporte. Është mision për mua. E kupton?”- tha Maestro.

Nga ana tjetër, Olta nuk i ktheu asnjë përgjigje, vetëm i pohoi me kokë. Mbase kjo deklaratë e ka inkurajuar aktoren e cila mëngjesin e sotëm deklaroi se do largohej nga ‘Big Brother Vip Albania’.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *