Pas debatit me Efin, Kiara humb mbi 16 mijë ndjekës brenda natës

Moderatorja e njohur Kiara Tito është një prej banoreve të eliminuara e cila është rifutur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania me zgjedhjen e publikut.

Me rihyrjen e saj në këtë program, Kiara është komentuar për ndryshimin e sjelljes që ka pasur. Madje disa nga banorët e kanë quajtur “tjetër njeri”.

Kiara ka pasur një debat të ashpër me Efin mbrëmjen e së martës, duke prishur kështu miqësinë e dikurshme që kishin së bashku.

Këto veprime të saj duket se nuk janë pritur fare mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve e kanë “ndëshkuar” duke e hequr nga rrjetet sociale.

Ajo kishte plot 676 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram para spektaklit, ndërkohë që vetëm brenda natës shifrat ranë në 660 mijë. Më shumë se 16 mijë ndjekës kanë hequr dorë nga Kiara në Instagram, pasi kanë parë veprimet e kësaj të fundit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *