Debati i Arjanit me Nedën mori një vëmendje të madhe gjatë Për’Puthen. Mirëpo së fundmi Neda Balluku ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe ka folur për debatin mes tyre.
Ajo e konsideroi Arjanin si një njeri me eksperiencë që herë pas here ka bërë debate në televizion. Gjithashtu, ajo shpjegoi dhe se si ndodhi e gjithë ngjarja.
Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur.